Njoftim 4.7.2022

Referuar lajmeve në mediat ndërkombëtare, në lidhje me mbylljen e kompanisë së prodhimit të çokollatës “Swiss company Barry Callebaut”, në Belgjikë, ku nga analizat e kryera për produktet e kësaj kompanie, raportprovat rezultuan pozitive me salmonelë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit komunikoi me RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë) dhe INFOSAN (Rrjeti Ndërkombëtar i Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore).

U informuam se aktualisht është në proces verifikimi gjurmueshmëria mbi shpërndarjen e produktit lëndë e parë.
 
Ndalimi i prodhimit në këtë fabrikë është ndërmarrë nga vetë kompania, si masë paraprake për mbrojtjen e konsumatorit, duke njoftuar të gjithë distributorët e saj që kryejnë shpërndarjen e lëndës së parë, përfshirë edhe Shqipërinë.
 
Nga verifikimi i kryer nga të dhënat e importit si dhe nga komunikimi me kompaninë “Swiss company Barry Callebaut”, në Belgjikë rezulton se nuk është importuar lënda e parë me prani salmonele në Shqipëri.
 
Gjithashtu nga RASFF informohemi se deri në këto momente, nga investigimi i vetë kompanisë, produkti çokollatë lëndë e parë nuk rezulton të ketë arritur te konsumatori final, pasi ka qenë në fazë përpunimi.
 

Sigurojmë konsumatorët se jemi në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me problematikën e sipërcituar.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme