EFSA dhe ECDC kanë publikuar raportin mbi “Rezistencën antimikrobike në bakteret zoonotike dhe indikatorë me origjinë humane, shtazore dhe ushqimore 2023–2024”.
Raporti paraqet gjetjet kryesore të monitorimit të harmonizuar të rezistencës ndaj antimikrobikëve (AMR) për vitet 2023–2024 në Salmonella spp., Campylobacter jejuni dhe E.coli nga njerëzit, kafshët që prodhojnë ushqim për njerëz (pula për mish, pula vezë dhënëse, gjela për majmëri, derra për majmëri dhe gjedhë nën 1 vjeç) si dhe nga mishi i prejardhur prej tyre.
Çfarë do të thotë kjo nga pikëpamja shkencore?
Rezistenca Antimikrobiale (AMR) shfaqet, kur bakteret nuk reagojnë nga mjekimeve të tilla si antibiotikët. Ky fenomen lidhet me vështirësinë për të trajtuar infeksionet e shkaktuara prej tyre në njerëz dhe kafshë.
Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), monitorojnë rezistencën ndaj antibiotikëve të baktereve të gjendura në njerëz, kafshët e fermës dhe ushqime në të gjithë Evropën.
Raporti i fundit në vitet 2023-2024 ka treguar se:
Disa baktere të zakonshme të gjendura në ushqim, si Salmonella dhe Campylobacter janë rezistente ndaj antibiotikëve të zakonshëm.
Campylobacter ka shfaqur rezistencë të lartë ndaj ciprofloksacinës (një antibiotik i rëndësishëm për trajtimin e infeksioneve serioze në njerëz).
Në disa vende, progresi për të reduktuar rezistencën ndaj kafshëve të fermës është ngadalësuar.
Është konstatuar një numër i vogël, por në rritje, i baktereve rezitente ndaj antibiotikëve “mundësia e fundit” (të tilla si carbapenems), të cilat kërkojnë monitorim nga afër.
Çfarë do të thotë kjo për konsumatorin?
Sistemet e Sigurisë Ushqimore në BE monitorojnë në mënyrë aktive rezistencën antimikrobike.
Trajtimi i duhur i ushqimeve (larja e duarve, shmangia e kontaminimit të kryqëzuar, gatimi plotësisht i mishit) mbeten thelbësore për të reduktuar riskun ndaj infeksioneve.
Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve si në kujdesin shëndetësor, ashtu edhe në bujqësi është thelbësor për të ruajtur efektivitetin e tyre.
Përpjekjet e vazhdueshme janë të nevojshme për të parandaluar shpërhapjen në zinxhirin ushqimor të baktereve antibiotiko-rezistente.
Megjithëse në shumë vende situata është përmirësuar, rezistenca antimikrobike mbetet një shqetësim për shëndetin publik, i cili kërkon veprime të vazhdueshme nga autoritetet, fermerët, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe konsumatorët.”
Referenca:
- EFSA and ECDC (European Food Safety Authority and European Centre for Disease Prevention and Control). (2026). The European Union summary report on antimicrobial resistance in zoonotic and indicator bacteria from humans, animals and food in 2023–2024. EFSA Journal, 24(2), e9887.
DOI: https://doi.org/10.2903/j.efsa.2026.9887
ISSN: 1831-4732
© European Food Safety Authority, 2026