Stabiliment përpunimi peshku
Një subjekt i cili ka përfunduar regjistrimin ne Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), ne fushën e ushqimit ne aktivitetin “Stabiliment përpunimi peshku”, është i detyruar te njoftojnë Drejtoritë Rajonale te AKU, për vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyrën e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë me pakicë. Subjektet që kryejnë aktivitet me pakicë nuk licencohen, pra nuk janë te detyruar te pajisen me licence ne (QKB). Nëse subjekti kryen aktivitet me shumicë është i detyruar qe te beje aplikimi për pajisje me licencë pranë QKB, te cilin mund ta bëjnë online ose direkt ne sportelet e këtij institucioni, ku lista me dokumentet provuese qe duhet te paraqesin është e publikuar ne faqen zyrtare te QKB.
Në lidhje me vendin dhe natyrën e aktivitetit, AKU ushtron kontrollin ne vend për verifikimin e plotësimit te kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit ne fuqi. Është detyre e çdo Operatori te Biznesit Ushqimor qe përgatit, përpunon, prodhon, ruan dhe shpërndan, produkte ushqimore ne mjedise te ushtrimit te aktivitetit me pakice apo shumice, te siguroje zbatimin me rigorozitet te kërkesave dhe kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të higjienës, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, ne ambientet e tij, si dhe dokumentacion te rregullt te produkteve ushqimore sipas këtij legjislacioni:
- Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar;
- Ligji Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji Nr.10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”
- VKM Nr. 434, datë 11.07.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”;
- VKM Nr. 760. Date 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshe përgjatë zinxhirti ushqimor”
- Udhëzim Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”.
- Udhëzim Nr. 21, datë 25.3.2011 “Kërkesat specifike të higjienës dhe kontrollet zyrtare për produktet me origjinë shtazore ”;
- Udhëzim Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”,
- Udhëzim Nr. 25, datë 25.11.2010 “Për kushtet higjienike dhe kontrollet për molusqet e gjalla bivalvore, peshkun dhe produktet e peshkimit”
- Udhëzim Nr.15, datë 09.09.2021 “Mbi kriteret mikrobiologjike për produktet ushqimore”.
Gjithashtu nga Drejtoria e Shëndetit Publik, personeli që do të punoje ne subjektin ne fjale duhet te pajiset me këtë dokumentacion :
- Librezë shëndetësore, te detyrueshme për çdo person cili është pjese e personelit qe punon ne fushën e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe
- analizën e ujit për ngarkesën mikrobiologjike.
Gjithashtu çdo operator biznesi ushqimor duhet te plotësojë;
- Vendndodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin, mjetet e transportit. (nëse bën transport).
- Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, librezat shëndetësore.
- Lendet e para, uji, shtesat teknologjike (dokumentacion shoqërues)
- Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese.
- Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar.
- Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim/përpunim.
- Drejtuesi teknik. (ne raste se kryen aktivitet me shumice)
- Plani HACCP (ne raste se kryen aktivitet me pakice) Praktikat e mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP).
- Gjurmueshmërinë.
- Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve.)
Si dhe te gjithë kërkesat që mban listë verifikimin përkatës.