HIGJIENA

Këshilla se si të pastroni në mënyrë efektive kuzhinën dhe të parandaloni përhapjen e baktereve të dëmshme

në ushqim. Pastrimi efektiv largon bakteret nga duart, pajisjet dhe sipërfaqet. Kjo ndalon përhapjen e baktereve dhe viruseve të dëmshme në ushqim.

 

LARJA E DUARVE

Duhet të lani duart me ujë të ngrohtë me sapun, përpara se të përgatisni, gatuani ose hani ushqim. Nëse jeni në një situatë ku nuk është e mundur të lani duart, për shembull në një piknik, mund të përdorni peceta dezinfektuese ose xhel dezinfektues, para se të prekni ushqimin.

 

BAKTERET DHE VIRUSET

Ju i largoni bakteret patogjene duke i pastruar me ujë të ngrohtë me sapun ose duke përdorur dezinfektues. Ju duhet të pastroni rregullisht:

  • Duart
  • Sipërfaqet e punës
  • Dërrasat e prerjes
  • Thikat

Në fakt nuk i vrisni bakteret kur laheni në këtë mënyrë. Për të vrarë bakteret duhet të lani sipërfaqet në temperatura mbi 70°C dhe ta mbani atë temperaturë konstante për pak kohë. Kjo temperaturë është mjaftueshëm e nxehtë për duart tuaja, por nuk përbën rrezik për djegie serioze.

Megjithatë, duke u larë me ujë të ngrohtë dhe me sapun, shkuma dhe lëvizja fizike i shkëpusin bakteret nga sipërfaqja. Bakteret do të bien në piletë dhe do të përzihen me ujërat e zeza në sistemin e kullimit të ujit.

Mund të kryhet pastrimi me ujë të ftohtë, por uji i ngrohtë bën të mudur që sapuni ose detergjenti të shkumëzojë si duhet. Është e rëndësishme që sapuni të shkumëzojë, në mënyrë që të jetë më efektiv në eleminimin e baktereve.

                                                

PASTRIMI I ARTIKUJVE TË KUZHINËS

Leckat e enëve

Lani ose ndërroni rregullisht leckat e enëve, peshqirët e çajit, sfungjerët dhe dorezat e furrës. Është e rëndësishme që të thahen përpara se t’i përdorni përsëri. Kjo është për shkak se leckat e pista dhe të lagura lejojnë shumimin e baktereve.

Takëmet e kuzhinës dhe enët për servirje

Kujdesuni që të mbani të pastra të gjitha takëmet dhe enët përpara se të përgatisni ushqimin. Kjo, për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar. Gjatë përgatitjes duhet të përdorni enë, pjata dhe dërrasa të ndryshme kur përgatisni ushqmite ushqime të gatshme dhe ushqime të papërpunuara që kërkojnë gatim. Mos harroni t’i lani ato tërësisht, për të shmangur përhapjen e baktereve të dëmshme.

 

PASTRIMI I USHQIMIT

Mish i gjallë

Ju nuk duhet të lani mishin e papërpunuar. Larja e mishit në të njëjtin rubinet me enët mund të shpërndajë baktere në duart tuaja, rrobat, enët dhe tavolinat e punës. Larja e mishit të papërpunuar, si p.sh. pulë, mund të përhapë baktere të dëmshme si Campylobacter. Gatimi tërësor do të vrasë çdo bakter të pranishëm.

 

Fruta dhe perime

Mos harroni t’i lani frutat dhe perimet me ujë të rrjedhshëm përpara se t’i hani. Kjo është për t’u siguruar se janë të pastra dhe për të larguar bakteret patogjene. Duhet t’i lahni ato në një rubinet me ujë të rrjedhshëm, ose në një tas me ujë të freskët, duke u kujdesur që të fërkoni lëkurën e tyre nën ujë. Mund të filloni fillimisht me artikujt më pak të ndotur dhe t’i jepni secilit një shpëlarje përfundimtare.

Qërimi i perimeve gjithashtu mund të largojë më shumë baktere, kështu që kjo është një masë paraprake shtesë, që mund të merrni kur keni ndërmend të hani perime rrënjë.

 

PRODUKTET E PASTRIMIT

Një gamë e gjerë produktesh janë në dispozicion për pastrim dhe dezinfektim. Ju duhet të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit, për të siguruar që produkti të jetë i përshtatshëm për sipërfaqet ushqimore dhe që po e përdorni siç duhet.

Për të eleminuar në mënyrë efektive çdo bakter patogjen, duhet të siguroheni që:

  • Të lini produktin e pastrimit në sipërfaqe për kohën e specifikuar në udhëzim
  • Të lexoni udhëzimet e prodhuesit për të kontrolluar nëse duhet të hollohet përpara përdorimit

Produktet e pastrimit do të klasifikohen si detergjentë ose dezinfektantë, ose pastrues.

 

Detergjentët

Detergjentët pastrojnë sipërfaqen dhe largojnë yndyrnat, por nuk eleminojnë bakteret.

 

Dezinfektues

Dezinfektuesit vrasin bakteret. Ato duhet të përdoren në një sipërfaqe dukshëm të pastër. Ata nuk punojnë

në mënyrë efektive nëse sipërfaqja është e mbuluar me yndyrë ose papastërti të dukshme. Është e rëndësishme që të zbatoni kohët e specifikuara të kontaktit me sipërfaqen, në mënyrë që produktet të jenë efektive.

 

Pastruesit

Pastruesit mund të përdoren për të pastruar dhe dezinfektuar si pjesë e një trajtimi me dy faza. Së pari përdorni pastrues për sipërfaqen. Kjo do të eleminojë:

  • papastërtitë
  • mbetjet ushqimore
  • yndyrnat

 

Më pas duhet të ri-aplikoni dezinfektuesin në sipërfaqen dukshëm të pastër dhe ta lini për kohën e kërkuar.

Kjo do të dezinfektojë sipërfaqen.