Titulli i projektit: | Ngritja e AKU ne Shqiperi |
Financuar nga: | Komisioni Europian, CARDS 2005 |
Kosto e projektit: | 3,0 milion € |
Agjencia implementuese: | Agriconsulting Europe S.A |
Data e fillimit te projektit: | Qershor 2007 |
Kohezgjatja: | 44 muaj |
Projektet e AKU-së
Qëllimi i Projektit: Ngritja e kuadrit institucional, ligjor dhe administrativ te sigurise ushqimore ne Shqiperi nepermjet:
- Krijimit te AKU, (adoptimi i struktures, pershkrimi i funksioneve/posteve te punes, percaktimi i kritereve per emerimin e stafit, hartimi i rregullave te brendshme te funksionimit te Bordit Drejtues te AKU, etj.);
- Hartimit te nje plani perafrimi te legjislacionit per sigurine ushqimore dhe pergatitjes per transpozim te disa rregulloreve sipas Acquis Communautaire;
- Zhvillimit te resurseve humane nepermjet trajnimeve te inspektoreve ne qender dhe rajone;
- Ngritjes se Sistemit te Informimit te Shpejte
- Dizenjimit, ngritjes dhe berjes funksionale te bazes se te dhenave te AKU, ku do te regjistrohen te dhena per OBU.
Titulli i projektit: | Konsolidimi i Sistemit te Sigurise Ushqimore ne Shqiperi |
Financuar nga: | Komisioni Europian, IPA 2009 |
Kosto e projektit: | 2,180,350.00 € |
Agjencia implementuese: | Agriconsulting Europe S.A |
Data e fillimit te projektit: | 28 Mars 2011 |
Data e mbylljes: | 31 Mars 2014 |
Objektivi i përgjithshëm i projektit: Permiresimi i mbrojtjes konsumatore ndaj semundjeve me origjine ushqimore, si pasoje e implementimit dhe fuqizimit te standarteve europiane te sigurise ushqimore.
Qëllimi i projektit: Konsolidimi i kapaciteteve administrative te MBUMK dhe AKU , ne implementimin e politikave kombetare te sigurise ushqimore dhe zbatueshmerine e legjislacionit perkates te perafruar sipas acquis te BE-se.
Titulli i projektit: | Fuqizimi i Institucioneve te Kontrollit Ushqimor ne Shqiperi |
Përfitues: | MBUMK |
Kontraktor: | Zyra Rajonale e OBSH per Europen |
Data e fillimit të projektit: | 8 Prill 2009 |
Data e mbylljes: | 7 Prill 2012 |
Objektivi i përgjithshëm:
Mbeshtetja e zhvillimit te sistemit te sigurise ushqimore ne Shqiperi drejt nje kuadri teknik dhe menaxherial qe do te garantoje nje siguri ushqimore ne linje me legjislacionin e BE-se.
Qëllimi:
Arritja ne nivel qendror e akreditimit per disa lloje analizash qe kryen Instituti i Sigurise Ushqimore dhe Veterinare (ISUV),te nevojshme per te monitoruar rreziqe te rendesishme mikro-biologjike dhe kimike ne zinxhirin ushqimor.
Titulli i projektit: | Punime per ndertimin dhe rehabilitimin e zyrave dhe laboratore rajonale te AKU |
Financuar nga: | IPA 2010- Komisioni Europian |
Kosto e projektit: | 4.5 mln € |
Data e fillimit të projektit: | 10 Shtator 2012 |
Kohëzgjatja: | 12 muaj |
Objektivi i përgjithshëm: Fuqizimi dhe konsolidimi i strukturave administrative pergjegjese per garantimin e sigurise ushqimore ne Shqiperi, duke investuar ne infrastrukturen e zyrave dhe laboratoreve rajonale te AKU.
Qëllimi: Akomodimi definitiv i stafit te zyrave dhe laboratoreve rajonale te AKU, ne ambiente te posacme, te ndertuara sipas standarteve te BE.
Titulli i projektit: | Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit laboratorik te sigurisë ushqimore dhe veterinarisë ne Shqipëri”
IPA 2013 (Korrik 2016 – Korrik 2019) |
Financuar nga: | IPA 2013- Komisioni Europian |
Kosto e projektit: | 2.6 mln € |
Data e fillimit të projektit: | Korrik 2016 |
Kohëzgjatja: | 36 muaj |
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM i këtij projekti 3-vjeçar është të lehtësojë dhe mbështesë kapacitetet administrative kombëtare për të siguruar nivele të përmirësuara të sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor.
OBJEKTIVAT SPECIFIKE të projektit janë:
- Ngritja e një rrjeti laboratorik me kosto efektive të aftë për të siguruar informacion të besueshëm dhe në kohë për sigurinë e ushqimit dhe shëndetit të kafshëve dhe,
Përmirësimi i kapacitetit të rrjetit laboratorik për të kryer monitorimin dhe analizën e ushqimit dhe produkteve ushqimore me referencë specifike në fushat e monitorimit të mbetjeve të pesticideve, diagnostikimin mikrobiologjik në ushqim dhe ushqim per kafshe, standardet e cilësisë së ushqimit, sëmundjet e kafshëve, në përputhje me përmirësimin e standardeve kombëtare.