Çfarë  është  Akrilamidi?

Akrilamide (acrylamide) është një substancë kimike, e cila formohet nga ndërveprimi i aminoacideve me karbohidratet (sheqernat). Ky proces ndodh, kur ushqimet me nivel të lartë amidoni si p.sh patatet, buka, apo perime të tjera , gatuhen në temperaturë. mbi 120 gradë C (skuqje, pjekje).

Akrilamide është një nënprodukt i procesit të gatimit i cili gjendet në mënyrë  natyrale  tek ushqimet.

Efektet e Akrilamideve në shëndet

Testet laboratorike  tregojnë  se akrilamidet në dietë, shkaktojnë tumor tek kafshët. Edhe pse studimet tek njerëzit për impaktin që ka akrilamidi në shëndet nuk kanë dhënë  përfundime  të qarta, shkencëtaret bien dakord, se kjo substancë në ushqime ka potencialin të shkaktojë  tumor tek njerëzit.

Si ta reduktojmë praninë e akrilamideve në kushte shtëpiake

Kontrolloni ngjyrën

Si rregull gjatë skuqjes ose pjekjes së patateve, bukës apo perimeve të tjera që përmbajnë amidon, duhet të synoni ngjyren e artë.

Kontrolloni paketimin

Kontrolloni paketimin për udhëzimet e gatimit të produkteve , duke ndjekur në mënyrë të përpiktë kohën e gatimit, si dhe temperaturën në të cilën  gatuani produktet.

-Mos mbani patate të pagatuara në frigorifer

Mos i ruani patatet e pagatuara në frigorifer n.q.s keni ndërmend t’i skuqni, apo piqni në temperaturë të lartë. Patatet e pagatuara duhet të ruhen në ambjente të errëta, të freskëta dhe në temperaturë mbi 6 gradë C.  Duke i ruajtur patatet para gatimit në frigorifer iu, shtoni formimin e sheqernave  proces  i njohur si “rritje e sheqernave në të ftohtë”) gjë që con në rritjen e nivelit të akrilamideve tek patatet n.q.s skuqen apo piqen.

-Konsumoni një dietë të larmishme dhe të balancuar

Megjithëse  nuk mund të evitojmë plotësisht akrilamidin në ushqime, konsumi i një diete të larmishme  dhe të balancuar ndihmon në reduktimin e rrezikut të tij.

Shkenca pas Akrilamide

Si formohet akrilamidi?

Gjatë gatimit në  temperaturë të lartë, ndodh  një proces i quajtur reaksioni Maillard.  Uji i pranishëm, sheqernat dhe aminoacidet kombinohen për të krijuar aromë karakteristike, ngjyre dhe erë. Ky proces mund të prodhojë akrilamide.Kohëzgjatja dhe temperatura e gatimit, përcakton sasinë e akrilamide-ve të prodhuara: Sa më shumë të zgjasë procesi i gatimit dhe sa më të larta të jenë  temperaturat, aq më shumë akrilamide prodhohen.

Vlerësimi i riskut për akrilamidet

Studime suedeze, gjatë vitit 2002  zbuluan,  nivele të larta të akrilamideve formuar gjatë skuqjes, ose pjekjes së patateve dhe drithërave.

Kjo ngriti shqetësimin në të gjithë botën,  pasi studimet në kafshë laboratorike kishin arritur në përfundimin se, akrilamidi kishte potencial të shkaktonte kancer tek njerëzit.  Nga një vlerësim i mëvonshëm nga organizatat duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë,(OBSH) Autoritetin Evropian të  Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe komitete këshillimore shkencore në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu sugjeronin se akrilamidi është një kancerogjen, i cili ka potencial të shkaktojë kancerin, duke bashkëvepruar me materialin gjenetik (ADN-së) në qeliza.

Në vitin 2015, EFSA publikoi vlerësimin e parë të plotë të rrezikut të akrilamideve në ushqime, e cila konfirmoi se nivelet e tyre që  gjenden në ushqime, potencialisht rrisin rrezikun e kancerit për të gjitha grupmoshat.

Kjo do të thotë se akrilamide mund të kontribuojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit; edhe pse nuk është e mundur të vlerësohet se sa i madh mund të jetë ky kontribut.