Nga Elbasani në Belsh, vijon ndërgjegjësimi i operatorëve të biznesit ushqimor me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
U vizituan dhe u sensibilizuan subjekte si markete, njësi tregtimi, supermarkete, pastiçeri, restorante dhe furra buke.
Në fokus të takimeve ishte forcimi i kujdesit ndaj çdo produkti ushqimor dhe plotësimi i kërkesave ligjore sa i përket kushteve të ruajtjes dhe atyre higjieno-sanitare, datat e skadencës si dhe HACCP dhe sistemi i Gjurmueshmërisë.
AKU do të vijojë me komunikimet dhe ndërgjegjësimin e çdo subjekti në të gjithë vending, nëpërmjet fushatave sensibilizuese e takimeve të vazhdueshme me qëllim forcimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj.







