AKU vijon fushtën e ndërgjegjësimit për OBU, në Pogradec

Në kuadër të sezonit turistik veror, AKU vijoi fushatën e ndërgjegjësimit në Pogradec, duke zhvilluar takime informuese me Operatorët e Biznesit Ushqimor, me fokus restorantet, pastiçeritë, marketet dhe supermarketet.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zbatimit të kushteve higjieno-sanitare, kontrollit të datave të skadencës, ruajtjes së produkteve ushqimore, si edhe përmbushjes së kërkesave ligjore për sistemin HACCP dhe gjurmueshmërinë.
Përmes kësaj fushate, AKU synon të forcojë bashkëpunimin me bizneset dhe të rrisë ndërgjegjësimin për zbatimin e standardeve, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore për qytetarët dhe vizitorët gjatë gjithë sezonit veror.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme