AKU në konferencën “INVEST & COMPLY IN ALBANIA”: Inspektimi si mbështetje për biznesin dhe investimet

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, mori pjesë në konferencën “INVEST & COMPLY IN ALBANIA”, organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj.
Konferenca vuri në fokus rolin e inspektimit si një mekanizëm mbështetës për biznesin dhe nxitjen e investimeve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një klime sa më të favorshme për zhvillimin ekonomik, në harmoni me respektimin e standardeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme