AKU në Panairin Klik Ekspo Group: Siguria ushqimore dhe mbështetja e agrobiznesit shqiptar drejt tregjeve europiane

Në kuadër të Panairit Klik Ekspo Group, të organizuar në Pallatin e Kongreseve, Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, vizitoi stendat ku u ekspozuan prodhimet shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, znj. Gjylameti ndau vizionin dhe prioritetet e AKU-së në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore, si dhe mbështetjes dhe forcimit të bashkëpunimit me operatorët e biznesit ushqimor.

Ajo theksoi se, integrimi europian përbën një sfidë të rëndësishme, por njëkohësisht edhe një mundësi për agrobiznesin shqiptar, i cili ka potencial të konsiderueshëm për të përfaqësuar produktet shqiptare në tregjet europiane.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme