AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit të OBU, në Korçë

Fushata ndërgjegjësuese e AKU-së vijoi në qarkun e Korçës, me ndalesë edhe në Ersekë, ku u zhvilluan takime me subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit, si restorante, njësi tregtimi mishi, magazina ushqimore, furra buke dhe njësi tregtimi.

Gjatë këtyre takimeve, fokus ishte plotësimi i kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, prej pjesës dokumetare e deri tek kushtet e ruajtjes, prodhimit, e ato higjieno-sanitare.

AKU do të vijojë të jetë e pranishme në të gjithë territorin e vendit gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, me synimin e vetëm garantimin e sigurisë ushqimore dhe për të nxitur ofrimin e shërbimeve sipas standardeve më të larta. Së bashku, kontribuojmë për një sezon turistik të sigurt dhe të suksesshëm.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme