AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit të OBU, në Velipojë

Në Velipojë, sensibilizimi dhe komunikimi me subjektet ushqimore vijon në çdo zonë turistike, në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe të suksesshëm.
Gjatë takimeve me markete, supermarkete, furra buke, pika të tregtimit të akullores dhe restorante, u theksua rëndësia e zbatimit të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin e produkteve, kushtet e ruajtjes, standardet higjieno-sanitare, gjurmueshmërinë dhe zbatimin e manualit HACCP.
Respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe rritjen e besimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor.
Kjo nismë, e bazuar në dialogun dhe bashkëpunimin me subjektet ushqimore, do të vijojë në të gjithë vendin, me synimin për të përmirësuar standardet e veprimtarisë së tyre, për të mbështetur mbarëvajtjen e sezonit turistik veror dhe për të garantuar siguri ushqimore për çdo qytetar dhe vizitor.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme