AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit të OBU, në Shkodër

Nga Shkodra, ka vijuar këtë herë sensibilizimi i subjekteve ushqimore me fokus garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë vendin.
U vizituan subjekte ushqimore si restorantet, pastiçeritë, tregtim akullore, fast-food, markete dhe supermarkete. Siguria ushqimore si prioritet kyç, ka qenë objekti kryesor i komunikimit dhe sensibilizimit, duke vendosur theksin në elementë kryesorë prej plotësimit e ruajtjes së dokumentacionit e deri tek kushtet e prodhimit, përpunimit e tregtimit.
AKU do të jetë e pranishme në të gjithë vendin, pranë subjekteve duke vijiar komunikimin e hapur dhe ndërgjegjësimin e bizneseve në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme