AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit të OBU, në Gjirokastër

Në Gjirokastër, sensibilizimi dhe komunikimi me subjektet ushqimore vijon në çdo zonë turistike, me qëllim forcimin e mëtejshëm të sigurisë ushqimore.
Gjatë takimeve në markete, supermarkete, pastiçeri, tregtim bulmeti dhe restorante, fokusi u vendos tek rëndësia e zbatimit të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin e produkteve, kushtet e ruajtjes, kushtet higjieno-sanitare, gjurmueshmërinë dhe zbatimin e manualit HACCP.
Respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe rritjen e besimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor.
Këto takime të cilat nxisin dialogun dhe bashkëpunimin me subjektet, të cilat çojnë edhe në përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë ushqimore do të vijojnë në të gjitha qarqet e vendit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme