Nga Përmeti, forcimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve ka vijuar nëpërmjet sensibilizimit të vazhdueshëm pranë subjekteve ushqimore.
Restorantet, marketet, supermarketet, pastiçeritë e subjektet prodhuese të glikove ishin subjektet e radhës në të cilat u theksua zbatimi me përpikmëri i kërkesave ligjore sa i përket etiketimit, kushteve të prodhimit dhe ruajtjes, kushtet higjieno-sanitare ashtu edhe gjurmueshmërisë së produktit.
Çdo kërkesë ligjore, e zbatuar me përpikmëri dhe në bashkëpunim të pandërprerë me institucionin forcon më tej sigurinë ushqimore në vend.
Sensibilizimi i vazhdueshëm i subjekteve do të vijojë në të gjithë vendin, në çdo qytet me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore si dhe kontributin e shtuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.







