Në Kukës, vijon komunikimi dhe informimi me subjektet ushqimore, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
Gjatë takimeve me restorante, markete e supermarkete, furra buke dhe njësi të tregtimit të mishit, u adresuan problematikat e evidentuara dhe mënyrat për zgjidhjen e tyre. Njëkohësisht, subjektet u nxitën të forcojnë bashkëpunimin me institucionin, duke përfituar informacionin dhe mbështetjen e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me kërkesat ligjore.
Respektimi i çdo kërkese ligjore është thelbësor nga dokumentacioni dhe etiketimi, te siguria e produktit, kushtet e prodhimit dhe ruajtjes, higjieno-sanitare, si dhe gjurmueshmëria e produkteve.
Informimi, sensibilizimi dhe bashkëpunimi me operatorët ushqimorë do të vijojnë në të gjithë vendin, me synimin e përbashkët për garantimin e sigurisë ushqimore dhe përmbushjen e standardeve evropiane.







