AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit për OBU, në Dibër

Vijon ndërgjegjësimi dhe komunikimi me operatorët e biznesit ushqimor në të gjithë vendin. Kësaj here nga Dibra, u vizituan dhe u komunikua me subjekte si markete, njësi tregtimi, supermarkete, pastiçeri, restorante, tregtim bulmeti, furra buke dhe fast-food.
Gjatë takimeve u theksua shtimi i kujdesit ndaj çdo produkti ushqimor, plotësimi i kërkesave ligjore sa i përket kushteve të ruajtjes, kushtet higjieno-sanitare, datat e skadencës si dhe rëndësia e plotësimit dhe ruajtjes së dokumentacionit i cili i shërben forcimit të mëtejshëm të sigurisë ushqimore.
AKU do të jetë e pranishme në çdo qytet e subjekt të madh dhe të vogël nëpërmjet fushatave sensibilizuese e takimeve të vazhdueshme me qëllim interesin e përbashkët të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme