Në vijim të procesit të kategorizimit të stabilimenteve me origjinë shtazore dhe të ushqimit për kafshë, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, është ndalur në Sarandë për të monitoruar nga afër këtë proces.
Gjatë vizitës në stabilimentin e përpunimit të qumështit “Merakli” u theksua rëndësia e këtij procesi për garantimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e standardeve, si detyrime që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, për aderimin në Bashkimin Evropian.








