AKU/ Masa administrative ndaj dy subjekteve në Korçë, tregtonin produkte të skaduara dhe operonin në mungesë të higjenës

 

“AKU vijon kontrollet në terren, në Korçë gjobitet një “Minimarket” për tregtimin e produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar, duke iu bllokuar produktet ushqimore të pasigurta për konsum human, si dhe gjobitet një “Furrë buke” që operonte në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, duke iu ndërprerë aktiviteti përkohësisht”.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë, vijon monitorimin rigoroz në të gjitha subjektet e lejuara që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark, për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. 

Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme janë kryer 23 inspektime, kryesisht në qytetin e Korçës, Maliqit dhe rrethinat e tyre, duke u inspektuar: 6 subjekte me aktivitet “Furrë buke”, 7 subjekte me aktivitet “Minimarket”, 7 subjekte me aktivitet “Njësi tregëtimi”, si dhe 3 subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi”.

Gjatë kontrolleve të kryera, në një subjekt me aktivitet “Minimarket” u konstatuan produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar, të cilat u sekuestruan me destinacion asgjësimin e tyre, si dhe ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë.

Gjithashtu, referuar shkeljeve të konstatuara në një tjetër subjekt i cili ushtronte aktivitetin “Furrë buke” në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, duke cënuar sigurinë ushqimore, trupa inspektuese mori masën administrative “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë, si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” deri në plotësimin e kushteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerje monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve, duke vijuar betejën për mospërhapjen e COVID-19.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,