“AKU ju bën thirrje të gjitha tregtarëve dhe konsumatorëve për të shmangur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, përmes mbulimit me qese plastmasi të tejdukshme dhe prekjes me dorashka sterile të produkteve ushqimore “fruta-perime”.
Jemi të ndërgjegjshëm se beteja për të ndalur dhe mposhtur përhapjen e mëtejshme të COVID-19 nuk do të ndalet deri në fitoren finale të saj, prandaj Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon forcimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të masave të marra për ndalimin e përhapjes së sëmundjes Koronavirus.
Së fundmi, AKU ju bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë produktet ushqimore “fruta-perime” për ndërmarrjen në mënyrë të menjëhershme të këtyre masa:
- 🔴 Të gjitha produktet ushqimore “fruta-perime” duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave,
- 🔴 Të gjithë tregtarët dhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produkteve ushqimore, duke e bërë zgjedhjen dhe blerjen e tyre vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produkteve ushqimore.
Theksojmë se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga AKU, me të vetmin qëllimin të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.
❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO