AKU/ Masa administrative ndaj subjektit në Vlorë, “Supermarketi” tregtonte produkte të skaduara

 

AKU vijon kontrollet, në Vlorë gjobitet një “Supermaket” për tregtimin e produkteve ushqimore me afat përdorimi të kaluar, duke iu bllokuar e gjithë sasia e produkteve ushqimore të pasigurta për konsum human, me destinacion asgjësimin.

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka vijuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhpjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve të kryera në subjekte me aktivitet “Market”, “Supermarket”, “Furrë buke” dhe “Treg ushqimor”, trupa inspektuese e AKU Vlorë ka konstatuar produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (sallam, qumësht, çokollatë), në një subjekt me aktivitet “Supermarket”, Sasia e produkteve ushqimore me afat përdorimi të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre, si dhe ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë ” me vlerën 300,000 mijë lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve.

 

❗️ Frikë Aspak, Kujdes Po

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme