E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AKU
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AKU
Informacion për procedurat e prokurimit / procedurat konkurruese të koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AKU
Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore / nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AKU
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave
dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AKU
Informacione / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AKU
HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të (LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së AKU ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AKU do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKU-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.aku.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AKU-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:
“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AKU-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AKU-së dhe përkatësisht: Ligji nr.9863, datë28.01.2008 “Për Ushqimin” I ndryshuar, Ligji nr.10433,datë 16.06.2011 “Për Inspektimin ne Republikën e Shqipërisë”, VKM nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar.
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
i plotë;
i saktë;
i përditësuar;
i thjeshtë në konsultim;
i kuptueshëm;
lehtësisht i aksesueshëm;
i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.aku.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të AKU-së;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e AKU
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të KDIMDP për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e KDIMDP (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Ligje
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Kodi i Etikës i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
- Rregullat e Etikës në Administratën Publike
- Kodi Etikës për Punonjësit e Inspektorateve Shtetërore
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
*AKU nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit. - Strategji
- Raport vjetor AKU
- Raport Vjetor mbi Veprimtarinë e Sektorit të Auditimit të Brendshëm në DPAKU Viti 2023
- Plani i Integritetit AKU dhe Matrica e masave
Koordinatori: Besjan Osmanaj
E-mail: Besjan.Osmanaj@aku.gov.al
Nr. i gjelbër 0800 7575
Adresa: Bulevardi Zogu i I-rë, Godina nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri
Orari:
-E Hënë-E Enjte 08:00-16:30
-E Premte 08:00-14:00
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donatorët, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara*
Shënim: AKU nuk tarifon pagesë për shërbimet e licencimit.
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2023 (2017-2022)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik 2024
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 2023 (2017-2022)
- Regjistri i realizimeve të procedurave të prokurimeve 2023
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Lista e Shërbimeve që ofron AKU, përfshirë (tarifat përkatëse (nëse ka), formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit)
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes*
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AKU*
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare / elektronike
Shënim: AKU nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Viti 2024
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Viti 2023
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Viti 2022
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Viti 2021
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Viti 2020
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve viti 2019
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve viti 2018
Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve viti 2017
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AKU*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore / subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore / subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
*Shënim: AKU nuk e ofron këtë shërbim.
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raport vjetor AKU
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AKU vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.