Detyrat Funksionale

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, përveç sa është parashikuar në ligjin përkatës për ushqimin, kryen detyrat e mëposhtme:

a) raporton te ministri dhe bordi i AKU-së, në mënyrë shkresore, për veprimtarinë e institucionit, jo më pak se një herë në çdo 3 muaj, për çështje të aktivitetit të përgjithshëm të

AKU-së dhe sa herë i kërkohet nga ministri për çështje specifike;

b) i paraqet bordit të AKU-së për vlerësim objektivat strategjikë, planin kombëtar të kontrolleve zyrtare në bazë risku dhe marrjen e mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë,

mbrojtjen e bimëve dhe inputeve bujqësore;

c) përcakton objektivat vjetorë të AKU-së, në përputhje me objektivat strategjikë të miratuar nga ministri dhe harton planin vjetor të punës së institucionit;

ç) drejton procesin e planifikimit buxhetor dhe të raportit vjetor të punës, të cilat ia paraqet për vlerësim bordit të AKU-së;

d) përgatit dhe përcjell për miratim pranë ministrit rregulloren që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit;

dh) përgatit kërkesat e veçanta të vendit të punës për rekrutimin e nëpunësve/punonjësve të AKU-së;

e) autorizon shpërndarjen e informacionit për publikun;

ë) përcakton nëpunësit që janë pjesë e sekretariatit teknik për komisionin e gjobave pranë ministrisë përgjegjëse për ushqimin;

f) nxjerr akte të brendshme për menaxhimin administrativ, financiar, të burimeve njerëzore dhe akte të tjera të brendshme të detyrueshme për nëpunësit e AKU-së, për realizimin e

funksioneve të këtij institucioni;

g) nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike shqiptare apo të huaja, në përputhje me parashikimet ligjore;

gj) kërkon thirrjen e mbledhjeve të bordit dhe merr pjesë në to;

h) autorizon, me shkrim, delegimin e pjesshëm apo të plotë të kompetencave, në rast të mungesës së tij;

i) gjatë kontrollit në pikat doganore, para daljes së vendimit përfundimtar të inspektorit ose të grupit të kontrollit, miraton kërkesën e argumentuar të operatorëve për rikontroll, në laboratorë të akredituar në vendet e Bashkimit Evropian;

j) emëron nëpunësit dhe personelin e nevojshëm, në përputhje me Kodin e Punës;

k) çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe ministri.


Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesit/CV

CV- Znj. Jeta Deda, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Detyrat Funksionale

Kryeinspektori rajonal përgjigjet te drejtori i Përgjithshëm i AKU-së dhe është përgjegjës për cilësinë, integritetin dhe efektivitetin e veprimtarisë inspektuese të drejtorisë rajonale dhe të stafit të saj, si dhe e përfaqëson atë me të tretët, në nivelin e qarkut përkatës.

Kryeinspektori rajonal ka këto detyra:

a) organizon veprimtarinë e drejtorisë rajonale;

b) lëshon autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit apo të akteve/urdhrave të nxjerrë nga drejtori i Përgjithshëm;

c) vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin;

ç) vendos për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, sipas ligjit;

d) çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe drejtori i Përgjithshëm.

Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve/CV

CV- Z. Elban Zavalani, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Tiranë

CV- Z. Roni Shqiopa, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Durrës

CV- Z. Fatlli Adilaj, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Berat

CV- Z. Gjergj Sokoli, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Shkodër

CV- Z. Ani Binaj, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Vlorë

CV- Z. Eraldo Xhaja, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Fier

CV- Z. Bledar Lleshi, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Dibër

CV- Z. Ilir Mehmeti, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Elbasan

CV- Z. Endri Pikuli, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Korçë

CV- Z. Besmir Frroku, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Lezhë

CV- Z. Emin Beqari, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Gjirokastër

CV- Z. Ismet Dobrushi, Drejtor, Drejtoria Rajonale AKU Kukës