Siguria në industrinë e qumështit: AKU rikonfirmon angazhimin për standardet e sigurisë ushqimore

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme Konferenca e Parë Kombëtare e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, me pjesëmarrjen e prodhuesve dhe institucioneve ligjzbatuese, në garantimin e sigurisë ushqimore.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, në fjalën e saj, rikonfirmoi angazhimin e AKU-së në përmbushjen e standardeve europiane për sigurinë ushqimore, përfshirë këto si strategji kombëtare.
Znj. Gjylameti u ndal në procesin e saponisur të kategorizimit të OBU-ve me origjinë shtazore, si një instrument orientues për të ndihmuar industrinë drejt përmirësimit dhe përafrimit me standardet europiane.
“Do të verifikohen 253 operatorë për të parë se ku jemi. Në listë verifikimet e inspektorëve do të ketë komente të detajuara, për të parë se çfarë duhet të ndryshojë. Në fund të raportit do të kemi të qartë se çfarë do të ndryshojë” – deklaroi znj. Blerina Gjylameti.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme