“Next Stop Europe” siguria ushqimore, strategji kombëtare për integrimin në BE

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në sektorin e bujqësisë dhe mjedisit kanë bërë bashkë në konferencën ndërkombëtare “Next Stop Europe”, institucione dhe akademikë për të diskutuar mbi rëndësinë dhe strategjitë kombëtare të sigurisë ushqimore, shëndetit publik, ekonomisë dhe inovacionit, organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Në këto diskutime, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj.Blerina Gjylameti, vuri në dukje se siguria ushqimore tashmë nuk është një sektor i izoluar kontrolli, por një strategji kombëtare me impakt në shëndetin publik, mjedisin, ekonominë dhe inovacionin. Prandaj janë forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me universitetin dhe partnerët e huaj.
“Sot, Europa kërkon jo vetëm produkte ushqimore cilësore, por sisteme ushqimore të qendrueshme, transparente dhe të besueshme. Për këtë arsye, integrimi europian nuk është vetëm një proces politik; ai është një proces transformimi i mënyrës se si prodhojmë, kontrollojmë dhe konsumojmë ushqimin. “, nënvizoi Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme