Në kuadër të procesit të ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u zhvillua takimi bilateral mes ekspertëve të GIZ dhe stafit të AKU me praninë e Drejtoreshës së Përgjithshme, Znj. Blerina Gjylameti.
Objektivi kryesor i sistemit të ri për sigurinë ushqimore është mbulimi i të gjithë zinxhirit nga ferma në tavolinë në funksionet e një institucioni të vetëm. Kjo do të arrihet nëpërmjet shtrirjes së gjerë të trupave inspektuese në terren si dhe nëpërmjet rritjes së kapaciteteve laboratorike.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, theksoi se me ristrikturimin e ri të AKU-së, fokusi nuk do të jetë vetëm kontrolli zyrtar por parandalimi dhe ndërgjegjësimi mbi problematika të sigurisë ushqimore.
GIZ konfirmoi mbështetejen teknike në hapa të ndryshëm të këtij procesi, duke ofruar jo vetëm rekomandime por dhe zgjidhje të bazuara në analizën e përfitimeve dhe mangësive të procesit.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore








