AKU bëhet pjesë e sistemit elektronik “e-Gjoba”, një hap drejt digjitalizimit dhe transparencës së inspektimeve

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, mori pjesë në prezantimin e sistemit elektronik “e-gjoba” në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.
Sistemi elektronik e-gjoba është një hap i rëndësishëm në reformën e inspektimeve. Ky sistem mundëson administrimin elektronik të gjithë procesit të gjobave, duke reduktuar përdorimin e dokumentacionit fizik dhe duke rritur eficencën administrative.

Në lidhje me AKU sistemi e-gjoba parashikon ndërveprimin me sistemin e-inspektimi për krijimin dhe administrimin e çështjeve për venbdosjen e gjobave, njoftimin e subjekteve dhe ndjekjen e afateve procedurale duke regjistruar dhe dokumentuar çdo veprim që kryhet për të siguruar transparencë dhe auditim të plotë të procesit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme