Nga Gjirokastra, në vijim të procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të bizneseve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Dropull, Z.Dhimitraq Toli, zhvilloi një vizitë në stabilimentin “Gjirofarma”, me aktivitet përpunimin e mishit dhe qumështit.
Znj. Gjylameti, vuri theksin tek rëndësia e garantimit të sigurisë ushqimore dhe rritjes së standardeve, si detyrime që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria ushqimore” në përgatitjen e Shqipërisë për aderimin në BE.
#Siguriaushqimoresigurikombëtare
#Bashkëpërsigurinëushqimore







