Në Kroaci është zhvilluar një vizitë studimore trajnuese, me pjesëmarrës nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, mbi organizimin e Inspektoratit Shtetëror në pikat kufitare Gradiška dhe Porti i Rijekës.
Gjatë këtij trajnimi, u njohën me praktikën e menaxhimit të infrastrukturës moderne sipas rregulloreve të BE-së, procedurat e kontrollit të bazuar në risk dhe përdorimin efikas të sistemit Traces EU për certifikimin digjital të ngarkesave.
Ky trajnim shërben për rritjen e standardeve profesionale të trupës inspektuese në procesin e integrimit dhe zbatimit të kontrolleve zyrtare veterinare, fitosanitare dhe sanitare në kufi.









