AKU vijon me procesin e vlerësimit dhe kategorizimit të OBU në Korçë

Procesi i integrimit dhe përafrimi i standardeve të sigurisë ushqimore me ato evropiane, vijon me vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj Blerina Gjylameti, monitoroi nga afër zbatimin e këtij procesi në aktivitetin e përpunimit të mishit “Fix”, në qarkun e Korçës, duke vënë theksin te rëndësia e tij për garantimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e standardeve si detyrime që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme