Drejtoresha e AKU-së, Znj.Blerina Gjylameti, vizitoi stabilimentin “Tona” me aktivitet të therjes dhe përpunimit të mishit në qarkun e Korçës, për të parë nga afër ecurinë e procesit në çdo hallkë të zinxhirit, në zbatimin e kërkesave ligjore dhe përafrimin me standardet evropiane.
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e respektimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të praktikave të sigurisë ushqimore me qëllim arritjen e standardeve dhe detyrime që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore








