Në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit u zhvillua një takim me ekspertin e Bankës Botërore/bashkëpunimi ndërkombëtar financiar (WB/IFC) Z.Vladims Bartkevics.
Fokusi i takimit ishte infrastruktura laboratorike dhe analizat që kryen në laboratorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si edhe forcimi i kapaciteteve në terma të burimeve njerëzore dhe trajnimet e domosdoshme.
Sektori i shërbimit laboratorik pranë AKU shprehu gadishmërinë për bashkëpunim dhe mirëpriti sugjerimet e ekspertit, gjithashtu u shpjegua strategjia e re që do të ndiqet në kuadër të përmirësimit të shërbimit laboratorik shqiptar, ku objektivi kyesor është specializimi i laboratorëve në kryerjen e analizave të thelluara në kuadër të kontrollit zyrtar.








