Në kuadër të forcimit të kapaciteteve kontrolluese në kufi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi një trajnim të dedikuar për inspektorët e pikave të inspektimit kufitar mbi procedurat e importit dhe tranzitit të kafshëve të gjalla, produkteve embrionale dhe produkteve me origjinë shtazore (për konsum njerëzor dhe jo-njerëzor).
Ky trajnim u fokusua në standardizimin e inspektimeve veterinare, verifikimin e dokumentacionit shoqërues dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim garantimin e shëndetit publik dhe mbrojtjen e statusit epidemiologjik të vendit tonë.






