Pas njoftimit nga strukturat shëndetësore të qarkut Vlorë për helmimin e një grupi turistësh, si pasojë e konsumimit të produkteve të pretenduara të pasigurta për konsum, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori masa të menjëhershme në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor për kryerjen e kontrollit zyrtar në subjekt.
Gjatë kontrollit të kryer u morën mostra për kryerjen e analizave pranë laboratorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, si dhe po mbahet nën monitorim e bllokim subjekti deri në daljen e përgjigjeve te analizave laboratorike.
Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar tê Ushqimit po vlerëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta higjieno-sanitare, plotësimin e kushteve të ruajtjes dhe gatimit konform praktikave më të mira të punës nëpërmjet manualit të vetëkontrollit (HACCP), fletë analizat dhe gjurmueshmërinë e produkteve e lëndëve të para me të cilat operon subjekti.
Gjendja shëndetësore e turistëve paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione serioze.
Informacion për publikun
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të transparencës dhe informimit