Njoftim për median 29 qershor 2022

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në qytetin e Kukësit, ku një numër i lartë konsumatorësh morën kujdes shëndetësor pas dyshimeve për helmim nga konsumimi i ujit të rrjetit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Kukës po vijon monitorimin e situatës nëpërmjet sensibilizimit dhe kontrolleve rigoroze në të gjithë njësitë e operatorëve të biznesit ushqimor me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Kukës është njoftuar se pas kryerjes së analizave laboratorike, ka rezultuar se produkti ujë rezulton i pastër mikrobiologjikisht, si dhe me parametrat e duhura fiziko-kimike.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.