NJOFTIM PËR KONSUMATORËT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

 

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT

Tiranë, më 17 shkurt 2022

TËRHEQJE NGA TREGU E PRODUKTEVE TË PASIGURTA

Në vijim të kontrolleve për zbatimin kërkesave ligjore me synim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton konsumatorët se produkti “Gjalpë” i operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “L” është konstatuar me vlerë mbi normën e lejuar të treguesit E.Coli.

Menjëherë me marrjen e kësaj raportprove nga analizat laboratorike të mostrimeve nga kontrollet zyrtare në bazë të Planit të Kontrolleve Zyrtare me Bazë Risku dhe Marrjes së Mostrave, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.

Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive dhe po monitorohet ky proces nga trupat tona inspektuese.

Njësitë e tregtimit kanë afishuar njoftimet për konsumatorin për kthimin e produktit dhe kompensimin e vlerës së produktit.

Sigurojmë konsumatorët se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,