Vijon fushata ndërgjegjësuese për OBU-të, në Sarandë

Në Sarandë dhe Ksamil, ka vijuar fushata ndërgjegjësuese me bizneset ushqimore, përfshirë markete, supermarkete, njësi tregtimi, pastiçeri, restorante dhe fast-food.
​Në fokus të vizitave në subjekte ishte rritja e vëmendjes ndaj zbatimit të kërkesave ligjore, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

​Subjektet u këshilluan mbi rëndësinë e respektimit të kushteve higjieno-sanitare, ruajtjes së produkteve, gjurmueshmërisë, etiketimit të saktë, kontrollit të datave të skadencës, si edhe zbatimit të manualit të vetëkontrollit (HACCP).

​AKU do të vijojë të jetë e pranishme në çdo pikë turistike, qytet dhe subjekt ushqimor përmes fushatave sensibilizuese dhe komunikimit të vazhdueshëm, me synimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të sigurisë ushqimore. 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme