Garantimi i standardeve më të larta të sigurisë ushqimore ishte qëllimi i takimit me operatorët e biznesit ushqimor në Sarandë në pikun e sezonit turistik.
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, së bashku me NënKryetarin e Bashkisë Sarandë, z. Florjan Sali dhe Drejtorin e DRAKU Vlorë, z. Endri Hyseni, diskutuan me përfaqësuesit e biznesit mbi rëndësinë e bashkëpunimit për mbrojtjen e konsumatorit dhe forcimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion turistik cilësor.
Në fjalën e saj, znj. Gjylameti theksoi se siguria ushqimore nuk është vetëm një detyrim ligjor, por element kyç i ofertës turistike dhe i besimit që vizitorët krijojnë për vendin tonë.
AKU ka si objektiv parandalimin e riskut ushqimor dhe mbështetjen e OBU-ve që respektojnë standardet konform legjislacionit në fuqi.








