Vizita e Misionit Italian në AKU: Rezultatet e SAFIAL dhe objektivat e ardhshëm

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim me misionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, të përbërë nga z. Giampietro Pizzo, President, z. Davide Libralesso ekspert i zhvillimit, dhe z. Ilir Pilku, ekspert kombëtar.
Takimi u fokusua në vlerësimin e ndikimit të projektit SAFIAL në bashkëpunim me CIHEAM Bari gjatë periudhës 2024–2026, i cili zbatohet nga AKU në bashkëpunim me MBZHR dhe institucionet të tjera të varësisë.
Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore me vëmendje në investimet për laboratorët e AKU dhe PIK Durrës.
Znj.Gjylameti vuri theksin tek nxitja e inteligjencës analitike në luftën kundër mashtrimit ushqimor, në përputhje me direktivat e BE.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme