AKU sot ushtroi 162 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në: fabrika vaji ulliri, magazina ushqimore, përpunim qumështi, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 33 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
U asgjësuan 2016 litra vaj i ricikluar.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 11 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!