Korça, ka qenë ndalesa e radhës e fushatës ndërgjegjësuese, nisur nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla”.
U monitoruan dhe u komunikua me operatorët e biznesit të ushqimit të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore mbi rëndësinë e çdo kërkese ligjore të sigurisë ushqimore, tregtimin e produkteve të sigurta dhe në kushte të përshtatshme për fëmijët dhe jo vetëm.
Shëndeti dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti kryesor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili përmes informimit, ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit, synon të krijojë produkte ushqimore sa më të sigurta.






