AKU vijon në Tiranë fushatën ndërgjegjësuese me OBU pranë shkollave

Fillimi i vitit të ri shkollor është shoqëruar edhe me sensibilizimin dhe këshillimin e subjekteve ushqimore që ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore në Tiranë.

U monitoruan subjektet ushqimore si byrektore, pastiçeri, njësi tregtimi, furra buke, piceri, kreperi dhe fast-food, të cilëve iu komunikua rëndësia e zbatimit rigoroz të kërkesave ligjore që kanë të bëjnë me datat e skadencës, etiketimin, kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, gjurmueshmëria etj, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve të vegjël.

Mbrojtja e shëndetit dhe garantimi i sigurisë së fëmijëve do të jenë fokusi kryesor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë gjithë vitit shkollor, duke inspektuar, monitoruar dhe sensibilizuar subjektet ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme