Ndërgjegjësimi i subjekteve ushqimore të cilat tregtojnë në afërsi të shkollave në qytetin e Durrësit ka qenë në fokus të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me qëllim mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.
Në këtë kuadër, nga ana e përfaqësuesve të AKU u monitoruan subjektet ushqimore si pastiçeri, njësi tregtimi, furra buke, markete, supermarkete dhe fast-food, me fokus zbatimin e kërkesave ligjore mbi plotësimin dhe mbajtjen e duhur të dokumentacionit, kushtet higjieno-sanitare, etiketimi i produktve, datat e skadencës etj.
Zbatimi i kërkesave ligjore është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit dhe garantimin e sigurisë së fëmijëve, ndaj AKU do të vijojë kontrollet rigoroze ashtu si edhe monitorimet e subjekteve ushqimore duke garantuar kështu mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.






