Përfundon projekti TYPIC-AL, forcim i kapaciteteve laboratorike dhe sigurisë ushqimore në Shqipëri

Në takimin përmbyllës të projektit TYPIC-AL, të financuar nga Qeveria Italiane përmes AICS dhe të zbatuar nga CIHEAM Bari, morën pjesë edhe përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Projekti ka kontribuar në forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në Shqipëri, përmes përmirësimit të infrastrukturës laboratorike të AKU-së në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër, si dhe rritjes së kapaciteteve teknike për analizat dhe kontrollet laboratorike.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, vlerësoi bashkëpunimin e realizuar në kuadër të TYPIC-AL, duke theksuar rëndësinë e investimeve në laboratorë, burime njerëzore dhe kapacitete institucionale për forcimin e sistemit të kontrollit zyrtar.
Në përfundim u nënvizua rëndësia e vijimit dhe thellimit të bashkëpunimit me CIHEAM Bari, përmes iniciativave të reja të përbashkëta që mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit laboratorik dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme