Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, takim me studentët praktikantë

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim me praktikantët që do të kryejnë praktikën 3-mujore pranë AKU-së, në kuadër të Thirrjes Nr. 11 të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ky program përbën një mundësi për të rinjtë, që të njihen nga afër me funksionimin e një institucioni publik dhe me përgjegjësitë që lidhen me sigurinë ushqimore.

Gjatë takimit, znj. Gjylameti i informoi praktikantët mbi proceset që zhvillohen aktualisht në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ndër të cilat vlerësimi dhe kategorizimi i Operatorëve të Biznesit Ushqimor me origjinë shtazore, si një detyrim ligjor në kuadër të Kapitullit 12 “Siguria Ushqimore”, si dhe përgatitjet për ristrukturimin e institucionit.

Në vijim të takimit, Drejtoresha e Përgjithshme u ndal edhe te rëndësia e angazhimit të të rinjve në institucionet publike, duke i inkurajuar praktikantët që këtë periudhë ta shfrytëzojnë jo vetëm për të fituar eksperiencë profesionale, por edhe për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të qenë aktivë dhe të gatshëm për të mësuar nga çdo përvojë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme