AKU në tryezë me prodhuesit: Fokus te siguria ushqimore, cilësia dhe etiketimi i produkteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me pjesëmarrjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizoi një tryezë diskutimi me shoqatat e prodhuesve, ku në fokus ishin problematikat dhe sfidat që lidhen me sigurinë ushqimore dhe cilësinë e produkteve.
Gjatë takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, u ndal veçanërisht te etiketimi i produkteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kërkesave të legjislacionit në fuqi dhe standardeve të Bashkimit Evropian.
Znj Gjylameti theksoi se nga inspektimet dhe gjetjet e deritanishme është konstatuar se problematika nuk shfaqet njësoj në të gjitha rastet, ndaj nevojitet një analizë më e thelluar për të përcaktuar nëse shkaku lidhet me kompaninë, lotin e produktit apo me kushtet e ruajtjes.
Takimi pati qëllim krijimin e një hapsire dialogu me prodhuesit për përmirësimin e cilësisë, standardeve dhe praktikave të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme