Nga Elbasani, ka nisur fushata ndërgjegjësuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në kuadër të paketës së “Sigurisë në shkolla” në operatorë të biznesit ushqimor që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve të sistemit parauniversitar. Qëllimi i kësaj nisme është rritja e ndërgjegjësimit dhe respektimi i rregullave të sigurisë ushqimore, duke garantuar zgjedhje të sigurta dhe ushqim të kontrolluar për fëmijët.
Shëndeti dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti ynë kryesor. Përmes informimit, ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit, synojmë të krijojmë një mjedis sa më të sigurt për fëmijët.









