AKU ushtroi 156 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU ushtroi 156 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: Bar-restorant, njësi tregtimi mishi, magazina ushqimore, tregtim me pakice te MMSHB-ve, njësi tregtimi peshku, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 22 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobe për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 60 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme