AKU ushtroi 121 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: Bar-restorant, njësi tregtimi mishi, markete, magazina ushqimore, tregtim me pakice te MMSHB-ve, njësi tregtimi peshku, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobe për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 4 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!