AKU sot ushtroi 164 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: markete, bar-restorante, baxho, tregtim fruta-perime, tregtim produkte mishi, përpunim të produkteve të peshkut, përpunim i produkteve të duhanit etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 36 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 2 gjoba për mungesë të kushteve higjeno-sanitare si dhe u bë ndërprerje e pjesshme e aktivitetit.
Gjithashtu u bllokua dhe një sasi mish i freskët për tu asgjësuar për produkt të pasigurtë.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 31 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe fuqi mbirëse e farave.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!